Thursday, March 28, 2013

Scandal: Police arrest several people for vote buying in Tetovo

Me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Publik-Tetovë për mbledhjen e informacioneve në kuadër të operacionit “Vota e prekur” që bën fjalë për dhënien e ryshfeteve një numri të madh të qytetarëve për të votuar për një nga kandidatët për kryetar të komunës së Tetovës, SPB-Tetovë dje ka kryer aktivitete të ndryshme operative në lidhje me këtë çështje.
Me urdhër të Gjykatës  është kryer kontroll në zyrën e Notarit   M.I (63) që gjendet në rrugën “Ilinden” në Tetovë, nga ku është marë një regjistër noterial për vlefshmëri dhe 175 deklarata të certifikuara nga qytetarët që kanë marrë rryshfet. Më vonë janë arrestuar katër persona nga Tetova: A.M (40) nga i cili janë marrë 16 kartëmonedha 10-euroshe, N.T (32) dhe B.H (28) në veturën e të cilëve janë gjetur 14.060 euro, gjegjësisht 653 kartëmonedha nga 20 euro, 5 euro dhe 200 euro. Përveç katër të arrestuarve është thirur edhe Q.L (77) njëjt nga Tetova, me të cilin është diskutuar dhe më pas është lëshuar gjithashtu edhe me noterin M.I, shkruhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme. SPB-Tetovë ka marrë masat dhe aktivitetet adekuate për të pastruar plotësisht të gjitha detajet në lidhje me këtë rast, ndaj katër të arrestuarve të cilët dyshohen për “rryshfet në zgjedhje dhe votim” do të paraqitet një raport i veçantë penal.
Ndryshe dje PDSH-ka kishte akuzuar oponentin politik BDI-në për manipulime të mëdha të procesit zgjedhor ndër to edhe shitblerje të votave në Tetovë dhe vendbanime tjera shqiptare

0 comments:

Post a Comment